Zbulohet ilaçi i cili mund ta zgjasë jetëgjatësinë e qenve, mund të funksionojë edhe tek njerëzit

Kur ne vendosim të marrim një kafshë, ne paraprakisht duhet të pajtohemi me atë që eventualisht do ta përjetojmë dhimbjen traumatike të vdekjes së tij.

Lifestyle

23/10/2015 16:23

Një qen i shëndetshëm jeton mesatarisht deri në 13 vite, që do të thotë se të gjithë njerëzit jetojnë më gjatë se qentë e tyre, raporton lajmi.net.

Por, është zbuluar një ilaç i ri me të cilin shkencëtarët po shpresojnë se do ta ndryshojnë rrjedhën e botës së qenve.

‘Rapamycin’ është një drogë e cila është dëshmuar me sukses se mund ta zgjasë jetëgjatësinë e minjve të laboratorit nga 9 deri në 14%.

Ajo gjithashtu i ka parandaluar dëmet kardiovaskulare dhe e ka zvogëluar humbjen e kujtesës.

Nëse kjo drogë vepron njëjtë edhe tek qentë, kafshët tona shtëpiake mund të jetojnë edhe një vit apo më shumë.

Shkencëtarët për momentin janë duke e testuar ilaçin në një grup qenve në Seattle, e që të gjithë janë mbi moshën 6 vjeçare, për ta shikuar se si do të ndikoj në jetëgjatësinë e tyre.

Nëse e gjitha shkon mirë, ata do ta provojnë këtë edhe tek njerëzit.

Kjo i bie që nëse droga apo ilaçi funksionon me të njëjtën përqindje edhe tek njerëzit, ne mund ti shtojmë 11 vite tjera jetës sonë. /Lajmi.net