Zbulohet identiteti i ‘foshnjës diell’ tek Teletabisët
Ndoshta nuk mund ta njihni menjëherë këtë 19 vjeçare, por në qoftë se keni qenë një nga ata fëmijë të cilët i kaluan shumë vite duke i shikuar Teletabisët atëherë do ta dini mjaft mirë se kush është ajo.

Fun
Kjo është Jessica Smith nga Kent, fytyra ëngjëllore që ka shoqëruar figurën e diellit tek episodat e Teletabisëve.
Siç raporton “Mirror”, kohë më parë identiteti i saj u keqpërdor nga një tjetër Jessica Smith, një aktore 27 vjeçare.
Tashmë Jess-i i vërtetë, ka treguar identitetin e saj, duke shpjeguar se është ‘foshnja diell’ tek Teletabisët dhe e publikoi këtë direkt në Facebook, transmeton Lajmi.net.
Atëherë askush nuk e kishte imagjinuar suksesin e serive televizive, dhe Jessica ishte paguar vetëm 250 dollarë dhe ishte shpërblyer vetëm me një kuti me lodra.