Zbulohet fanella e Juventusit për sezonin e ri, ndryshime të mëdha

Klubet e mëdha evropiane në futboll kanë filluar të bëhen gati për fanellat e sezonit të ri.

Sport

24/04/2019 11:53

Kanë mbetur dhe pak xhiro deri në fund të këtij sezoni, gjersa klubet kanë filluar t’i zbulojnë fanellat e tyre për sezonin e ri.

Një faqe ka arritur të sigurojë foto se si do të duken fanellat e Juventusit për sezonin e ri, përcjell lajmi.net.

‘Zonja e Vjetër’ ka dal paksa nga dizajni i tyre i fanellave, duke i bërë ato më ndryshe se herave tjera.

Vijat e bardha me të zeza në fanellën e torinasëve nuk do të jenë në sezonin e ri, por që ngjyra e bardhë dhe e zeza nuk largohen.

Më poshtë mund ta shikoni fanellën e Juventusit si vendas për sezonin e ri. /Lajmi.net/