Zbulohet edhe një laborator droge

Pas zbulimit të një laboratori të kokainës në Xibrakë të Elbasanit, me ç’rast u arrestuan shtatë persona, në mesin e tyre edhe Ermal Hoxha, nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha, të mërkurën në mbrëmje policia shqiptare ka zbuluar edhe një laborator tjetër të drogës.

Lajme

29/01/2015 09:24

Kësaj radhe laboratori ishte ngritur në një shtëpi, në fshatin Mifol të Vlorës, dhe janë kapur rreth 150 kilogramë lëndë narkotike, ku rreth 80 pako ishin të paketuara me substancë Canabis-sativa.  

Banesa ku bëhej paketimi i drogës rezulton në emër të shtetasit Agron Velajt, por gjatë bastisjes nga policia, pronari nuk ka qenë në shtëpinë e tij, janë sekuestruar dy vetura dje janë intervistuar familjarët.

Ermal Hoxha, avokati i të cilit pohon se nuk ka para për ta paguar mbrojtje, sipas “Channel One”, rezulton të jetë aksionar në tre restorante, dy prej të cilave, me seli në Neustad të Gjermanisë dhe restoranti i tretë në Norvegji, ku xhiroja vjetore e tyre është mbi 10 milionë dollarë.