Zbulohet arsyeja e revoltës së Lewandowski – përplasje me trajnerin

Duket se janë zbuluar arsyet për dëshirën e Robert Lewandowski që të largohet nga Bayern Munich.

Sport

09/06/2022 09:47

‘SportBILD’ ka zbuluar prapaskena të ngjarjeve që kanë ndodhur gjatë sezonit të kaluar te skuadra bavareze.

Robert Lewandowski duket se ka pasur një përplasje me trajnerin Julian Nagelsmann, nëpër seancat stërvitore.

Raportohet se gjatë fazës finale të sezonit, Nagelsmann donte më shumë eficiencë nga krahët. Kështu, trajneri vendosi anash Lewandowskin dhe e bëri të shikonte stërvitjen nga anash.

Ndërkohë, ai i shpjegoi lojtarit se si mund të pozicionohej më mirë, kur anësorët harkojnë. Kjo nuk i pëlqeu Lewas, pasi ishte vet ai që shënonte nga 40 gola për sezon.

Lojtari tash e sa javë po flet publikisht për dëshirën për t’u larguar nga Bayerni.

Barcelona shihet si destinacioni i ardhshëm për yllin polak. /Lajmi.net/