Zbulohen votat e Ujkanit dhe Berishës, për The Best në FIFA Awards

FIFA sapo ka shpallur lojtarët më të mirë të vitit, në ceremoninë e FIFA Awards e cila u mbajt në Zyrich të Zvicrrës.

Sport

17/12/2020 22:06

Në votat e publikuara nga FIFA, nuk mungojnë edhe futbollistët shqiptarë dhe kosovarë.

I pari nga ta ishte portieri i Torinos dhe kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Samir Ujkani.

Ujkani kishte votuar Robert Lewandowski me (5 pikë), Cristiano Ronaldo (3 pikë) dhe Kevin De Bruyne me (1 pikë).

 

Ndërsa portieri i Shqipërisë, Etrit Berisha, kishte votuar pak më ndryshe.

Ai kishte votuar për Lionel Messi (5 pikë), Robert Lewandowski (3 pikë) dhe Kilyan Mbappe (1 pikë)./Lajmi.net/