Të Infektuar: 3703

Të Shëruar: 1946

Të Vdekur: 79

Zbulohen specie të reja të krimbave që hanë eshtrat

19:06 | 22 Janar 2020

Një specie e re e krimbit që ushqehet me kocka është zbuluar nga shkencëtarët që hodhën tre kufoma aligatorësh në fundin e oqeanit për të parë se sa do të mund të qëndrojnë.

Krimbi ‘mumie’ nga lloji  Osedax, i cili kolonizon eshtrat dhe konsumon lipidet brenda, u gjet në mbetjet e një prej kufomave të aligatorëve.

Osedax kurrë më parë nuk është vërejtur në Gjirin e Meksikës, as duke ngrënë eshtrat e një krijese nga familja e krokodilëve.

Shkencëtarët amerikanë hodhën kufomat e aligatorëve në det përsëri në vitin 2019 për të studiuar se si do të reagonin krijesat e uritura në fundin e oqeanit.

Të tre kufomat u vendosën në një thellësi prej rreth 6.500 metra dhe pas 51 ditësh, aligatorët ishin zhveshur nga mishi, duke lënë disa mbetje kockore dhe speciet e reja të krimbave osedax.

Rezultatet e studimit u përshkruan si ‘reshja ushqimore’ e parë eksperimentale e zvarranikëve në oqeanin e thellë, transmeton KosovaPress.

“Oqeani i thellë është një shkretëtirë ushqimore, me oaza ushqimore,” tha bashkautori i studimit Clifton Nunnally i Konsorciumit Detar të Universitetit Luiziana.

“Disa nga këto oaza janë burime në fundin e oqeanit ku kimikatet dalin nga ushqimi që bie nga sipërfaqja e oqeanit”, shtoi ai.