Zbulohen sekretet e holokaustit të turpshëm në Ukrainë (Foto +18)

Në “Holokaustin e Plumbave” në Ukrainë janë ekzekutuar rreth 1.6 milionë hebrenj gjatë luftës së dytë botërore, nga forcat naziste gjermane me bashkëpunëtor. Megjithatë, për motive të ndryshme, kjo tragjedi është mbajtur e fshehur për vite të tëra.

Bota

24/08/2015 15:39

Ky holokaust ishte mbajtur i fshehur për vite të tëra që nga përfundimi i luftës së ftohtë, por disa dëshmitarë të asaj kohe kanë vendosur më në fund që të thyejnë heshtjen dhe të flasin për këtë qendër vrasëse në Ukrainë, raporton Dailymail.

Pas 70 vite të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, sekretet e holokausti në Ukrainë po dalin në shesh, falë punës së një prifti katolik francez, i cili ka hulumtuar për një kohë të gjatë këto vrasje industriale, transmeton lajmi.net.

Mësohet se aty kanë qenë të vendosura rreth 2 mijë varre masive të viktimave hebrenj, ku burra, gra e fëmijë kanë qenë të varrosura.

Ky holokaust është emëruar me emrin “Holokausti i plumbave”, për shkak se për dallim prej Polonisë dhe Gjermanisë, ku masakrat janë bërë nëpër dhoma të përqendrimit, këtu shumica janë qëlluar me plumba dhe janë varrosur aty pranë.

Në shumicën e rasteve viktimat ishin urdhëruar që të hapnin vet varret masive, dhe pastaj të vendoseshin aty lakuriq para se të qëlloheshin. Madje, disa janë varrosur edhe për së gjalli. (lajmi.net)

UK1 - Copy - Copy - Copy UK2 - Copy - Copy (2) UK3 - Copy - Copy - Copy UK4 - Copy - Copy UK5 - Copy - Copy UK6 - Copy - Copy UK7 - Copy - Copy UK8 - Copy (2) UK9 - Copy - Copy UK10 - Copy - Copy UK11 - Copy - Copy UK14 - Copy