Zbulohen fjalët që Ibrahimovic ia tha gjyqtarit pas gabimit të këtij të fundit

Zlatan Ibrahimovic dhe Theo Hernandez ishin ndër lojtarët e Milanit që u përpoqën të ngushëllojnë Marco Serra pas gabimit të tij kundër Spezias dhe "La Gazzetta dello Sport" zbulon se çfarë i tha dyshja arbitrit.

Sport

19/01/2022 13:00

Të paktën pesë ose gjashtë lojtarë të Milanit folën me Serra pas humbjes së tyre 2-1 kundër Spezias të hënën.

Zyrtari i ndeshjes kishte anuluar një gol të Junior Messias në kohën shtesë, duke mos i lejuar avantazhin, vetëm për të dhënë një goditje dënimi nga zona për kuqezinjtë. Për më tepër, Spezia shënoi golin fitues në sekondën e fundit të ndeshjes.

Sipas raportimeve të shumta në Itali, Serra u përlot pas ndeshjes dhe disa lojtarë të Milanit u përpoqën ta ngushëllojnë atë.

Mes tyre, Ibrahimovic dhe Theo Hernandez.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, suedezi i tha Serrës ‘të gjithë bëjnë gabime’, pothuajse njësoj si Theo, i cili thuhet se ka shtuar ‘Kam humbur një penallti sot’.

Francezi kishte goditur nga pika në pjesën e parë përpara hapjes së Leaos.

Milani është tani dy pikë prapa liderit Inter, por Nerazzurrët kanë një lojë më pak. Kuqezinjtë presin Juventusin në Stadio Meazza të dielën. /Lajmi.net/