Zbulohen fjalët që i shkruan Van Gaal në fletoren e tij (Foto)

Trajneri i Manchester United, Louis Van Gaal ka qenë mjaft i ashpër me fjalët e tij që i shkruan në fletoren gjatë një ndeshjeje futbolli.

Sport

02/01/2015 14:26

Nëpër rrjetet sociale po qarkullon një fotografi ku shihet se Van Gaal në letrën e tij ka shkruajtur ‘stupid free kick’ ose “Një gjuajtje e lirë në mënyrën e një budallai”.

Besohet se kjo gjujtje e lirë është ekzekutuar nga Juan Mata ose Ashley Young, të cilët kanë qenë të vetëm që i kanë ekzekutuar këto gjuajtje në takimin kundër Stoke Cityt.

Përndryshe, Manchester United barazoi me rezultat 1-1 në këtë takim, që u zhvillua në Britannia Stadium.