Zbulohen fjalët e Challandes në tunel pas golit të pestë nga Anglia

Selektori i Kosovës, Bernard Challandes ka bërë një veprim interesant pas pjesës së parë të ndeshjes me Anglinë.

Sport

11/09/2019 09:27

Selektori i Kosovës, Bernard Challandes është xhiruar duke reaguar ashpër pas pjesës së parë të ballafaqimit me Anglinë.

Por, më pas ai thjeshtë u kthye dhe buzëqeshi para kamerës, transmeton lajmi.net.

Challandes ishte i hidhëruar pas golit të Jadon Sancho në fund të pjesës së parë pasi besonte se ylli i ri anglez ishte në pozitë jashtë loje.

Kamerat e kanë xhiruar Challandes duke përsëritur thirrjen: “E tmerrshme, e tmerrshme”, pas golit të pësuar. /Lajmi.net/