Zbulimi më i madh I vitit 2020 për arkeologët

Një zbulim shumë I rëndësishëm është bërë në varrezat e Saqqara në Egjipt.

Fun

16/11/2020 15:53

Arkeologët në Egjipt kanë zbuluar më shumë se 100 arkivole prej druri të pikturuar me delikatesë, shkruan “TheNewYorkTimes”.

Disa me mumje brenda dhe 40 statuja funerale, të gjitha u zbuluan në varrezat antike të Saqqara, transmeton lajmi.net.

Ata shprehen se ky është zbulimi më i madh i vitit 2020, ndoshta I gjithë dekadës sa I përket zbulimeve në Egjipt.

Shumë komentues egjiptian u shprehën se kjo ishte shumë ofenduese dhe jo në rregull, sepse egjiptianët “nuk po hapin varret angleze”.

Këto paknaqësi po vijnë si pasojë se ata besojnë se nuk është në rregull të happen varret e paraardhësve të tyre. /Lajmi.net/