Zbulim i tmerrshëm: Gërhitja është shkaktare që njerëzit vdesin nga kanceri!

Gërhitja e madhe i ndihmon kancerit që të përhapet më shpejt nëpër trup, thuhet në një studim më të ri shkencor.

Lifestyle

10/08/2018 12:59

Siç është konstatuar, tumoret rriten më shpejt te personat të cilët vuajnë nga apneja, çrregullim i cili pengon frymëmarrjen gjatë gjumit.

Shkencëtarët kanë zbuluar që ndërprerja e tillë e furnizimit me oksigjen favorizon zhvillimin e qelizave malinje, transmeton Telegrafi.

ç

Gjendja në të cilën muskujt e fytit dhe të qafës kufizojnë furnizimin me oksigjen,shkakton mungesë të oksigjenit në organet vitale. Si përgjigje, trupi liron proteinën e cila nxit krijimin e shumë enëve të gjakut.

Kjo forcon furnizimin me oksigjen, mirëpo gjithashtu edhe ushqen qelizat e kancerit dhe favorizon zhvillimin e tyre.

Apneja është më e shpeshtë te meshkujt e moshës së mesme me peshë të madhe trupore.

Ekspertët e Klinikës së Spitalit në Barcelonë kanë konstatuar që kjo gjendje nxit zhvillimin e qelizave të tumoreve, sepse kanë studiuar hipoksinë – mungesën e oksigjenit.

Sleep-Apnea

Këto studime sugjerojnë që trajtimi i apnesë te të sëmurët me kancer, si p.sh., bartja e maskave speciale, do të mund të zvogëlonte rrezikun nga përhapja e qelizave të tumoreve.

Hipoksia ka potencial që të nxisë krijimin e enëve të reja të gjakut brenda tumoreve, gjë që do të thotë që do të kenë qasje në materiet ushqyese.

– Ky hulumtim zbulon mekanizmin me anë të të cilit gjendja e cila përkufizon dërgimin e oksigjenit, si p.sh. apneja, favorizon zhvillimin e kancerit – thotë doktor Entoni Vilaseka.