Zbatimi i marrëveshjes së Brukselit dhe formimi i institucioneve të reja në Kosovë, flet Sorensen pas takimit me Osmanin e Kurtin
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, pas takimeve veç e veç me presidenten Vjosa Osmani dhe me kryeministrin në detyrë Albin Kurti, nuk ka dhënë ndonjë hollësi për përmbajtjen e këtyre takimeve. Ai në një prononcim para mediave tha se ishte një takim i rregullt dhe se është i lumtur që është…

Lajme
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, pas takimeve veç e veç me presidenten Vjosa Osmani dhe me kryeministrin në detyrë Albin Kurti, nuk ka dhënë ndonjë hollësi për përmbajtjen e këtyre takimeve.
Ai në një prononcim para mediave tha se ishte një takim i rregullt dhe se është i lumtur që është këtu.
“Sapo pata takim me Albin Kurtin dhe me të cilin biseduam për mënyrën e zbatimit të marrëveshjes, për situatën politike në vend. E di që situata këtu do të më marrë më shumë kohë por ishte një takim i rregullt. Jam i lumtur që jam këtu. Jam i gëzuar për pritje”, tha shkurt Sorensen para gazetarëve.
Ndryshe takimi e Sorensen me Osmanin dhe Kurtin vjen në kohën kur Kosova gjendet në një krizë politike, pasi që nga zgjedhjet parlamentare të shkurtit, vendi nuk ka institucione të reja.
Po ashtu krahas krizës institucionale në Kosovë edhe protestat në Serbi, siç vlerësojnë njohësit e rrethanave politike, kanë bërë që për muaj të tërë të mos ketë ndonjë zhvillim domethënës në procesin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë. /Lajmi.net/