Zbardhet dëshmia e Erion Veliaj: Vila s’është e imja, i kam hyrë në hak familjes time duke punuar edhe të dielën
Zbardhen dëshmitë e dhëna sot në GJKKO të Erion Veliajt dhe Ajola Xoxës. Top Channel raporton se Ajola Xoxa ka kërkuar ndryshimin e masës në ‘detyrim paraqitje’, ndërsa garanci pasurore është kërkuar për Veliajn. Avokati Ermir Beta i tha Anila Hoxhës se kërkoi masë më të butë për Veliajn, konkretisht “garancia do ishte e përshtatshme”,…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2025/02/erion-veliaj-2-1068x801-1.jpg)
Lajme
Zbardhen dëshmitë e dhëna sot në GJKKO të Erion Veliajt dhe Ajola Xoxës.
Top Channel raporton se Ajola Xoxa ka kërkuar ndryshimin e masës në ‘detyrim paraqitje’, ndërsa garanci pasurore është kërkuar për Veliajn.
Avokati Ermir Beta i tha Anila Hoxhës se kërkoi masë më të butë për Veliajn, konkretisht “garancia do ishte e përshtatshme”, sipas tij.
Ndërkohë në fjalën e tij Veliaj tha: Nuk më është shpjeguar edhe sot pse jam i arrestuar, unë një kryetar bashkie që jam votuar nga populli i Tiranës, kam bërë detyrë time. I kam hyrë në hak familjes se kam punuar edhe të shtunë edhe të diel, edhe për festa kam punuar. Por mallkuar qoftë ai që punon në këtë vend, se bëhet objekt sulmi dhe gjendet në këtë situatë qe jam unë sot. Vila në Qerret nuk është e jona, është e natyrshme që aty do gjenden lodrat e fëmijës time. Bashkëshortja ime është fëmijë i vetëm, nuk e di pse duket kaq e panatyrshme që të jenë lodrat e fëmijës tek shtëpia e gjyshes.
Edhe Elman Abule nën arrest me burg, kërkoi heqje të masës përballë garancisë pasurore. Fatmir Bektashi kërkoi t’i zhvendosej masa e detyrimit në të njëjtën ditë kur ka detyrimin edhe për dosjen Partizani, raporton Anila Hoxha.
Meriman Palushi kërkoi dy herë në muaj detyrim me paraqitje pasi sipas tij nuk është proporcional çdo javë.