Zbardhen shumat marramendëse që do t’i fitojë Skënderbeu në Evropë

Suksesi i Skënderbeut në Kupat e Europës do të shpërblehet maksimalisht. Shuma që do të përfitojnë korçaret është marramendëse për një klub shqiptar. Deri tani Skënderbeu ka kaluar dy ture në Europë, teksa fillimisht eliminoi Crusaders në turin e dytë dhe Milsamin në të tretin duke përfituar 700 mijë Euro.

Sport

07/08/2015 09:55

Por tani vjen pjesa më e rëndësishme, pasi nëse Skënderbeu kalon play-off-in dhe futet në fazën e grupeve të Champions League do të përfitonte automatikisht 12 milionë Euro, ndërsa më pas fitorja në grupe llogaritet 1.5 milionë Euro, ndërsa barazimi 500 mijë, pa llogaritur të drejtat televizive dhe biletat.

Ndërsa në rastin më te keq, pjesëmarrja në grupet e Europa League, që tashmë Skënderbeu e ka siguruar do të mbushte arkat e klubit me 3 milionë Euro, shkruan Gazeta Olle.

Shuma do të rritej më pas, pasi fitorja e një ndeshje në fazën e grupeve vlen 360 mijë Euro, ndërsa barazimi 120 mijë Euro.