Zarf i zi në BBVA- Anulohet televotimi, dënimi kuptohet nesër në Prime

Një situatë e rënduar është krijuar mbrëmë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Derisa po realizohej dasma e Jozit dhe Loredanës, Gjesti hapi një shampanjë për të festuar. Por ishte Gerta, banorja e cila vendosi që të bëj diçka që në asnjë BBVA nuk u lejua t’i hedh atij alkool në fytyrë. Jo vetëm…

ShowBiz

03/02/2025 09:39

Një situatë e rënduar është krijuar mbrëmë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

Derisa po realizohej dasma e Jozit dhe Loredanës, Gjesti hapi një shampanjë për të festuar.

Por ishte Gerta, banorja e cila vendosi që të bëj diçka që në asnjë BBVA nuk u lejua t’i hedh atij alkool në fytyrë.

Jo vetëm një herë, Gerta i hodhi Gjestit alkoolin dy herë tek sytë e si shkak edhe u desh të largohej nga shtëpia për mjekim.

Pas kthimit në shtëpi filluan edhe debate të zëshme, ku siç duket dy pole apo dy grupe në BBVA veçse janë krijuar.

E pas kësaj në shtëpi të BBVA ka arritur edhe një zarf i zi ku bëhet e ditur se është anuluar televotimi.

Zarf ii zi ka arritur në shtëpi, por nuk dihet se cili do të jetë dënimi që do të jepet të martën./Lajmi.net/

YouTube player