Zaniolo: Roma është gjithçka për mua

Nicolo Zaniolo ka shprehur edhe një herë dashurinë e tij ndaj Romës.

Sport

06/04/2020 19:17

Zaniolo duket se planifikon që të jetë te Roma edhe për disa vite të tjera, dhe insiston se do të kthehet më i fortë se kurrë nga lëndimi.

20 vjeçari, i cili që nga transferimi në ‘Stadio Olimpico’ ka shkëlqyer duke tërhequr vëmendje të madhe, thotë se Roma është gjithçka për të.

“Roma është gjithçka për ma, ata më kanë dhënë mua emocione të papërshkrueshme, duke filluar nga debutimi në ‘Santiago Bernabeu’”, ka thënë Zaniolo, transmeton lajmi.net.

“Kështuqë, nuk shoh pse duhet të ndryshoj dhe shpresoj që të jem këtu për shumë vite të tjera”, ka shtuar italiani.

Tutje lojtari ka folur edhe rreth lëndimit të pësuar.

“Dëmtimi në gju ishte goditje e rëndë. E kam pjesën e rëndë pas 2 apo 3 javëve, të cilat ishin të vështira. Shpresoj të rikthehem në fushë më shpejtë dhe të jem më i fortë sesa isha më parë”, ishin fjalët e Zaniolo.

Zaniolo ka tërhequr edhe vëmendjen e Juventus, por edhe skuadrave jashtë Italisë. Komentet e tij mund të qetësojnë drejtuesit e ‘Giallorossi’. /Lajmi.net/