Zaniolo preferon Milanin para Juventusit

Nicolo Zaniolo vazhdon të jetë në mesin e emrave më të lakuar në mediat italiane, tani kur sezoni po shkon drejt fundit.

Sport

18/04/2022 16:51

Ylli italian vazhdon të lidhet me një largim të mundshëm nga Roma në fund të këtij sezoni dhe dy skuadrat e mëdha italiane janë pas tij.

Edhe Juventus edhe Milan duan shërbimet e ish-lojtarit të Inter. Por, ai duket se ka një preferencë.

Sipas ‘Gazzetta dello Sport’, Zaniolo dëshiron të shkojë te skuadra e Milan, përcjell lajmi.net.

Me pak fat, Milan mund ta fitojë edhe garën ekonomike me Juventus.

Raportime të fundit bëjnë të ditur se gjiganti ekonomik ‘Investcorp’ nga Bahrain janë gati ta blejnë skuadrën ‘Rossoneri’.

Zaniolo pritet të jetë nga goditjet e para të Milan në Serie A. /Lajmi.net/