Zanetti kujton pensionimin e fanellës me numrin 4 nga Inter: Është më shumë sesa një fanellë

Javier Zanetti ka kujtuar pensionimin e fanellës së tij nga skuadra e Inter.

Sport

04/05/2020 14:16

Sot pesë vite më parë, skuadra e Inter kishte vendosur që të pensiononte numrin 4, të cilin e mbante argjentinasi Javier Zanetti.

Lojtari argjentinas, përmes një postimi në ‘Instagram’, ka shkruar disa fjalë lidhur me ngjarjen emocionuese.

https://www.instagram.com/p/B_wrYgipPyn/?utm_source=ig_embed

“Është më shumë sesa vetëm një fanellë. Është një histori dashurie dhe jete, një familje, një lëkurë e dytë, dhe çdo herë një emocion”, ka thënë Zanetti, transmeton lajmi.net.

“Pensionimi i fanellës me numrin katër ndodhi pesë vite më parë dhe për këtë unë falënderoj Interin. Të jesh pjesë e hisotrisë së këtij klubi është një nder, secilën ditë”, ka shtuar argjentinasi.

Në karrierën e tij me Inter, Zanetti ka fituar pesë ‘Scudetto’, katër Kupa të Italisë dhe katër Superkupa të Italisë, duke shtuar edhe një Ligë të Kampionëve dhe Kupë të Botës për Klube. /Lajmi.net/