Të Infektuar: 39.057

Të Shëruar: 24.427

Të Vdekur: 1.005

“Zana” fiton çmimin kryesor në Tirana International Film Festival

19:50 | 26 Shtator 2020

“Zana” ka shënuar edhe një sukses.

Filmi i metrazhit të gjatë, “Zana”, me regji të Antoneta Kastratit është shpërblyer me çmim në “TIFF”, shkruan lajmi.net.

Ky film u shpall filmi më i mirë për edicionin e sivjetmë të Tirana International Film Festival.

Këtë e bëri të ditur Sevdije Kastrati me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, meqë rast uron kastin e filmit për këtë sukses.

Kujtojmë se rolin kryesor në “Zana” e luan aktorja Adriana Matoshi, ndërsa filmi trajton një temë mjaft të ndjeshme. /Lajmi.net/