Zana Avdiu: Ditë të zeza po i presin burrat, gratë po marrin pasurinë e po bëjnë fëmijë pa ta
Aktivistja, Zana Avdiu, ka ironizuar me reagimet pas deklaratës së deputetes Saranda Bogujevci, e cila tha se ka parë mundësinë që përmes formave shkencore të bëhet nënë, pasi që nuk ka pasur mundësi të jetë në një lidhje martesore. Në një postim në Facebook, Avdiu tha se burrat “po i presin ditë të rënda”, shkruan…
Lajme
Aktivistja, Zana Avdiu, ka ironizuar me reagimet pas deklaratës së deputetes Saranda Bogujevci, e cila tha se ka parë mundësinë që përmes formave shkencore të bëhet nënë, pasi që nuk ka pasur mundësi të jetë në një lidhje martesore.
Në një postim në Facebook, Avdiu tha se burrat “po i presin ditë të rënda”, shkruan lajmi.net.
Ajo tha se “gratë po marrin pasurinë, po bëjnë fëmijë pa burra”, dhe tash priten edhe të tjera gjëra sipas saj.
“Kuku cka iu osht tu iu kane burrave, dite te zeza po i presin. Grate po e marrin pasunine. Grate po bajne fmije pa burra. Tash cka tjeter ?”, ka shkruar ajo./Lajmi.net/