Zaev: Në fillim të javës së ardhshme, Maqedonia duhet të ketë qeveri të re
Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, njëherit edhe mandatar për formimin e qeverisë së re, mbrëmë në Bruksel njoftoi se bisedimet janë plotësisht për përbërjen e qeverisë së re, e cila sipas tij do të duhej të zgjidhet në fillim të javës së ardhshme.
Lajme
I pyetur nga gazetari i AIM deri ku kanë arritur bisedimet për formimin e qeverisë, Zaev pas takimit me pesë liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Federica Mogherini, theksoi se me partnerët e shumicës parlamentare pothuajse janë dakorduar, përveç me Lëvizjen Besa, por njoftoi se pret përmbylljen e nënshkrimeve të ministrive deri në fund të kësaj jave, përcjell Telegrafi Maqedoni.
‘Me partinë Besa ende nuk kemi arritur të flasim për kuadrot. Ende bisedojmë për resorët, numri i përgjithshëm sa, për proporcionet, përgjegjësitë etj. Besoj se shumë shpejt do të vijmë dhe do të bisedojmë për emrat. Aspirata ime, por edhe të gjithë liderëve përfunduam që të tentojmë deri në fund të javës të dorëzojmë propozim deri te Parlamenti i Maqedonisë’, tha ndër të tjera Zaev.