Zaccagni mund të jetë zëvendësues i Calhanoglu te Milan

Klubi italian, Milan ka shprehur interesim për mesfushorin e Hellas Verona, Mattia Zaccagni.

Sport

21/06/2021 14:21

Sipas ‘Calcio Mercato’, Milan ka si prioritet transferimin e Zaccagni në afatin kalimtar të verës, transmeton lajmi.net.

Me Calhanoglun që është afër largimit, ‘Rossonerët’ e shohin mesfushorin e Veronas si zëvendësim ideal të turkut.

Zaccagni ka kontratë me ‘Veronezët’ deri në vitin 2020, por ai mund të largohet për një ofertë të mirë.

26-vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 37 paraqitje me fanellën e Veronas në të gjitha garat, duke realizuar pesë gola dhe shtatë asistime. /Lajmi.net/