Ymeri tregon se cilat komuna i ka fituar Vetëvendosja, flet edhe për Prishtinën

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri në një konferncë për media i ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve lokale.

Lajme

22/10/2017 21:17

Ai ka thënë se Shpend Ahmeti prin bindshëm në Prishtinë, dhe deri në momentet e fundit është në garë të fitojë pa balotazh, raporton lajmi.net

Sipas tij Vetëvendosja do të arrijë fitore edhe në Gjilan, Prizren, Dardanë, Kaçanik e Besianë.

Edhe pse në këto komuna sipas Exit Pollit, VV ka arritur vetëm balotazhin si e dyta.

Ymeri ka përfunduar se janë në pritje të rezultateve përfundimtare. /Lajmi.net/