Ymeri: Sulmet ndaj Gjykatës Kushtetuese janë të papranueshme – Emri i Radomir Llabanit u rikthy për qëllime puro politike
Analisti Visar Ymeri ka folur për zhvillimet e fundit në vend lidhur me Gjykatën Kushtetuese. Duke komentuar rastin e presidentes Vjosa Osmani, Ymeri ka deklaruar: “Emri i Radomir Llabanit u rikthy edhe njëherë si një emër shumë i përmendur. Unë mendoj për qëllime puro politike, cilësdo natyre qofshin ato. Unë mendoj se sulmet e tilla…

Lajme
Analisti Visar Ymeri ka folur për zhvillimet e fundit në vend lidhur me Gjykatën Kushtetuese.
Duke komentuar rastin e presidentes Vjosa Osmani, Ymeri ka deklaruar:
“Emri i Radomir Llabanit u rikthy edhe njëherë si një emër shumë i përmendur. Unë mendoj për qëllime puro politike, cilësdo natyre qofshin ato. Unë mendoj se sulmet e tilla politike, veçanërisht kur vijnë nga njerëzit me përgjegjësi publike siç është presidentja Vjosa Osmani ndaj një institucioni, janë të papranueshme. Tjetër gjë është që ka një zhvillim e që duhet me pas një zhvillim dhe koordinim ndërinstitucional për me i shmang problemet që munden me na lidh me individ të caktuar. Tjetër gjë është nëse p.sh. presidentja e vendit thotë që ‘unë po e tërheqi një pyetje që e kam dërgu në Gjykatën Kushtetuese meqenëse nuk po i besoj njërin nga gjykatësit atù’. A do të thotë kjo që presidentja po thotë se Gjykata Kushtetuese është e pabesueshme? Atëherë çka mbetet në këtë republikë?”, ka thënë Ymeri në VV Show.