Ymeri në ditën e grave: Jemi duke ecur mbrapshtë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri me rastin e 8 marsit, ditës së grave ka publikuar statistika për angazhimin e grave në Kosovë.

Lajme

08/03/2017 13:33

Përmes një postimi në profilin tij në “Facebook”, Ymeri ka thënë se jemi duke ecur mbrapshtë, transmeton lajmi.net

Ky është shkrimi i plotë i Ymerit:

Në Kosovë 81.9% e grave nuk janë aktive në tregun e punës. Prej 18.1% që janë aktive, të papunësuara janë 36.6%.

Analfabetizmi te gratë është 3.07%.

Në vitin 2015, vetëm 5% të grave kishin në pronësi shtëpi/banesë.

Ndërkohë vetëm 4.9% femra janë bartëse të pronësisë së tokës bujqësore.

Nuk është vetëm se jemi keq, jemi duke ecur mbrapshtë.

Zgjidhja nuk është te establishmenti aktual por te potenciali përparimtar i plotë grave e burrave për ta ndryshuar rrënjësisht gjendjen.

Le t’u besojmë e bashkohemi atyre.