Ymeri: Ndërrimi i kompanisë nuk e ndal blerjen e rrymës nga Serbia
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka ngritur dyshime për efektin e vendimit të Qeverisë për ndalimin e tregtimit të energjisë elektrike me kompanitë serbe. E ftuar në emisionin “Pressing” në T7, Ymeri ka thënë se deklaratat e kryeministrit Albin Kurti nuk garantojnë se Kosova nuk do të vazhdojë të blejë energji…
Lajme
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka ngritur dyshime për efektin e vendimit të Qeverisë për ndalimin e tregtimit të energjisë elektrike me kompanitë serbe.
E ftuar në emisionin “Pressing” në T7, Ymeri ka thënë se deklaratat e kryeministrit Albin Kurti nuk garantojnë se Kosova nuk do të vazhdojë të blejë energji me origjinë nga Serbia.
Ajo ka shpjeguar se kompanitë serbe mund të regjistrohen në shtete të tjera dhe të ndërmjetësojnë në shitjen e energjisë për Kosovën.
“Unë muj sot me shku me hapë një kompani në Tiranë, me ia lanë emrin ‘KOSOVA ZEMRA IME’, për nacionalizëm, e me ble rrymë prej Vuk Hamoviqit”, ka deklaruar Ymeri.
Sipas saj, në këtë mënyrë mund të vazhdojë tregtia e energjisë me burim nga Serbia, edhe nëse shitja bëhet përmes një kompanie të regjistruar në një shtet tjetër.
Ymeri ka theksuar se Kosova duhet të sigurojë kontrata konkrete me kompani nga shtetet aleate, në mënyrë që të përfitojë çmime më të favorshme të energjisë.
Ajo ka përmendur si shembull blerjen e energjisë me 150 euro për megavat-orë, në vend të 300 eurove. /Lajmi.net/