Ymeri me kritika për Osmanin: Nëse pas një deklarate duhet ta sqarosh çka ke dashur të thuash, nuk e ke menduar mirë

Visar Ymeri e ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani. “Presidentja e Republikës së Kosovës e bën një deklarim publik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në një debat në një prej instituteve atje, edhe pastaj këtë deklarim publik ka nevojë me ardh me spjegu në Kosovë, dmth me spjegu çka ka dashtë me thanë – qikjo…

Lajme

21/07/2025 08:45

Visar Ymeri e ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani.

“Presidentja e Republikës së Kosovës e bën një deklarim publik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në një debat në një prej instituteve atje, edhe pastaj këtë deklarim publik ka nevojë me ardh me spjegu në Kosovë, dmth me spjegu çka ka dashtë me thanë – qikjo është në vete problem,” tha Ymeri në Paparaci.

Ai theksoi se lidershipi politik duhet të jetë i qartë dhe i qëndrueshëm në komunikim, veçanërisht kur flet në emër të vendit në skenën ndërkombëtare.

“Pavarësisht deklarimit se a është i qëndrueshëm apo jo, në vete është ky problem, sepse na ish dashtë me pas liderë politik që kur dalin në publik dhe flasin, e dinë çka po flasin dhe e dinë qëllimin pse po e thonë atë që po e thonë. Edhe nëse ti ke nevojë pastaj me shpjegu: ‘jo unë e thashë kështu, jo e mendova kështu’, dmth që s’e paske mendu çka ke dashtë me thanë – dhe kjo është problem i madh.”, tha ai.