Ymeri: Ligjet po caktohen përmes mesazheve në telefon, jo në Kuvend
Janina Ymeri deputetja e LDK në seancën e jashtëzakonshme ka treguar në emër të partisë arsyen se përse nuk kanë marrë pjesë në votimin e ligjit për çmimin tavan ose për masat e përkohshme. “Ne nuk jemi vend enverist, me i pas çmimet ose ndërhyrjet në tregun e lirë, me anë të një partie, ministria…
Lajme
Janina Ymeri deputetja e LDK në seancën e jashtëzakonshme ka treguar në emër të partisë arsyen se përse nuk kanë marrë pjesë në votimin e ligjit për çmimin tavan ose për masat e përkohshme.
“Ne nuk jemi vend enverist, me i pas çmimet ose ndërhyrjet në tregun e lirë, me anë të një partie, ministria gjithashtu e ka edhe sekretariatin, metodologjinë, zbatimin monitorimin e ligjit, ku nuk është cek saktësisht në ligj, për më tepër, bordi kinse i pavarur nuk e ka caktu as marzhën me të cilët ka me i caktu edhe çmimet.” Ka thënë Ymeri.
Ymeri ka thënë poashtu se shumë gjëra në kuvend po caktohen përmes mesazheve në telefon.