Ymeri: Kurti po thotë që ShBA e përkrahin krimin në veri, a është duke e ditur se çka po flet?
Visar Ymeri, drejtor ekzekutiv i Institutit për Politika Sociale “Musine Kokalari”, ka komentuar disa deklarata të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti gjatë një bashkëbisedimi me disa të rinj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kurti tha se SHBA-ja vlerëson se Kosova nuk po e ndihmon që ta shkëpusë Serbinë nga Federata Ruse. “Ky nuk duhet…

Lajme
Visar Ymeri, drejtor ekzekutiv i Institutit për Politika Sociale “Musine Kokalari”, ka komentuar disa deklarata të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti gjatë një bashkëbisedimi me disa të rinj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kurti tha se SHBA-ja vlerëson se Kosova nuk po e ndihmon që ta shkëpusë Serbinë nga Federata Ruse. “Ky nuk duhet të jetë problemi im”, tha ai.
“Si nuk qenka problem yni edhe largimi i Serbisë nga Rusia? A nuk është ndikimi rus në Evropë dhe rajon rrezikim i përgjithshëm i sigurisë, demokracisë e progresit? Një Serbi e lidhur ngushtë me Rusinë është një Serbi e fuqizuar ushtarakisht, autoritare përsëbrendshmi dhe e rrezikshme për secilin në rajon. Madje edhe e nxitur për tensionim të vazhdueshëm në Bosnje e Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi e Maqedoni të Veriut. Për Albin Kurtin këto nuk qenkan problem i tij. Si bëhet që siguria e Kosovës nuk qenka problem i Albin Kurtit?”, shkruan Ymeri në një postim në Facebook.
Kurti tha se dialogu strategjik me Kosovën, u pezullua nga SHBA-ja “për shkak të sundimit të ligjit në veri të Kosovës”.
“Në anën tjetër u paska thënë studentëve që ShBA kundërshton vendosjen e rendit dhe të ligjit në veri dhe për këtë kemi mospajtime (të cilat realisht janë sanksione nga ShBA ndaj Kurtit). Problemi i dytë ky: Kurti po thotë që ShBA e përkrahin krimin në veri meqë e sanksionojnë Kosovën kur e lufton atë”, shkroi Ymeri.
“Sëkëndejmi nuk qenka problem (i Kurtit) ndikimi rus në Serbi, por ndikimi amerikan në Kosovë. A është duke e ditur Kurti se çka po flet? Apo thjeshtë është freestyling (çka t’i bjen në mend qatypërqaty). Po shpresoj që përnjëmend nuk po e din. Po shpresoj që këto qëndrime janë të rastësishme”, shtoi ai.