Ymeri i reagon Konjufcës: Nuk kam pasur dhe nuk kam asnjë biznes që merret me shitblerjen e energjisë, të hënën do ta padisë për shpifje

Kandidatja e LDK-së për deputete, Janina Ymeri, i ka reaguar nënkryetarit të VV-së, Glauk Konjufca, i cili mbrëmë ka thënë se ajo është e përfshirë në biznes për shitblerje të energjisë elektrike. Ajo ka bërë me dije se kurrë nuk ka pasur lidhje me asnjë biznes që lidhet me këtë çështje. Në profilin e saj…

Lajme

06/06/2026 10:10

Kandidatja e LDK-së për deputete, Janina Ymeri, i ka reaguar nënkryetarit të VV-së, Glauk Konjufca, i cili mbrëmë ka thënë se ajo është e përfshirë në biznes për shitblerje të energjisë elektrike.

Ajo ka bërë me dije se kurrë nuk ka pasur lidhje me asnjë biznes që lidhet me këtë çështje.

Në profilin e saj në Facebook, Ymeri ka paralajmëruar se të hënën do ta padisë Konjufcës për këtë shpifje.

“Në lidhje me shpifjen e Glauk Konjufces në Debat Plus mbrëmë , dua të theksoj se unë Janina Ymeri, nuk kam pasur kurrë dhe nuk kam asnjë biznes, ose lidhje me ndonjë biznes qe merret me shitje dhe blerjen e energjisë. Meqë Glauk Konjufca është i moshës së rritur dhe ka gënjyer publikisht, jo me larg se hënën do ta padis për shpifje sepse sot është e shtunë. Unë e kuptoj Glauk Konjufcen qe është në zor te madh se është direkt i përfshirë në kontaktet me mafinë energjetike (shih fotografitë me Martin Berishajn) dhe potencialisht i përfshirë edhe në shpëlarje te pareve me të cilat është financuar Vetëvendosja para dhe gjate fushatës se vitit 2021”, ka shkruar ajo, duke e kritikuar VV-në.

“Megjithatë, ne këtë mesele, argati kryesor dhe kukulla e mafisë energjetike është Albin Kurti e Glaku e Nagipi me shoke janë mish për top. Sa për beteja ligjore që kanë nis qe 1 vit, duhet ta di Kurti dhe gjithë VV se nuk do lë rast për t’i demaskuar e për ta luftuar përfshirjen e tyre e edhe vet mafinë energjetike”, ka shkruar ajo.