Ymeri: Emërimet në Bordin e AKP-së pa transparencë, kërkon verifikim nga Prokuroria

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka ngritur shqetësime për procesin e votimit të anëtarëve të Bordit të Agjencia Kosovare e Privatizimit, duke e cilësuar atë si jotransparent dhe të dirigjuar. Përmes një postimi në Facebook, Ymeri ka deklaruar se kandidatët për këtë bord janë votuar nga Lëvizja Vetëvendosje pa…

Lajme

23/04/2026 15:37

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka ngritur shqetësime për procesin e votimit të anëtarëve të Bordit të Agjencia Kosovare e Privatizimit, duke e cilësuar atë si jotransparent dhe të dirigjuar.

Përmes një postimi në Facebook, Ymeri ka deklaruar se kandidatët për këtë bord janë votuar nga Lëvizja Vetëvendosje pa u shpërndarë CV-të e tyre tek të gjithë anëtarët e komisionit, duke shtuar se vetëm kryetarja e komisionit ka pasur qasje në to.

Sipas saj, votimi i anëtarëve të tjerë ka qenë arbitrar dhe i ndikuar nga pushteti, duke shfrytëzuar numrat për të avancuar persona të caktuar.

Ajo ka bërë të ditur se ka marrë informata shqetësuese për disa prej të propozuarve dhe se ka dërguar kërkesë në Prokuroria e Shtetit e Kosovës dhe Prokuroria Speciale e Kosovës për verifikimin e statusit penal të të gjithë anëtarëve të bordit.

“Është fatkeqësi e madhe, shpejtësia e ngritjes së së keqes dhe përpjekjet tona për vendosje të meritokracisë dhe drejtësisë”, ka shkruar Ymeri.

Ajo ka kërkuar më shumë transparencë dhe përgjegjësi në proceset e emërimeve në institucione publike, duke theksuar rëndësinë e respektimit të standardeve dhe procedurave ligjore. /Lajmi.net/