Yllka Kuqi dhe Ylli Demaj vijnë me potpuri
Yllka Kuqi ka qenë shumë aktive këtë vit me projekte të reja muzikore.

ShowBiz
Yllka Kuqi sapo ka publikuar potpuri këngësh me Ylli Demajn, shkruan lajmi.net.
Këto këngë, dy artistët i kanë realizuar në kuadër të festave të fundvitit dhe pritet të pëlqehen nga publiku.
Në videon e këngës, Yllka shfaqet tejet e veçantë, në një fustan të gjatë, me të cilin kishte ekspozuar këmbët seksi, ndërsa Ylli shumë elegantë.
Më poshtë mund ta dëgjoni potpurinë e kënduar nga Yllka Kuqi dhe Ylli Demaj. /Lajmi.net/