Yllit i dështon transferimi i paralajmëruar i Rashaun Davis, ky i fundit nënshkruan me OKK Sloboda Tuzla

Klubi basketbollistik Golden Eagle Ylli me 10 korrik kishte bërë të ditur se kishin transferuar Rashun Davis.

Sport

04/08/2021 12:31

Por, mesa duket kjo marrëveshje është ndërprerë dhe basketbollisti ka nënshkruar kontratë me klubin klubin boshnjak OKK Sloboda Tuzla, shkruan lajmi.net.

“Rashun Davis lojtari më i ri i Golden Eagle Yllit !

Davis i bashkohet Golden Eagle Yllit si lojtar me mjaft përvojë, i cili ka zhvilluar karrierë në shumë liga të mëdha në Europë si në Sllovaki, Sloveni,Hungari dhe së fundmi në Bosnje dhe Hercegovinë në ekipin e Siroki edhe në Aba Lige 2 .

Welcome Rashun Davis”, ishte komunikata e Yllit me 10 korrik.

Ndërsa, tani “Loocker Room” ka raportuar se Davis ka nënshkruar me Sloboda Tuzla.

“Ish lojtari i HKK Siroki, Rashun Davis është lojtari i ri i OKK Sloboda Tuzla”.

Mbetet të shihet nëse klubi i Yllit do reagojë lidhur me këtë transferim të dështuar./Lajmi.net/