Yllin që e do Barcelona, po e transferon Real Madrid

Real Madrid është duke kërkuar një 9-sh të ri për sezonin e ardhshëm.

Sport

24/04/2019 08:23

Real Madrid nuk i beson Karim Benzemas edhe pse ky i fundit po tregon formë të lartë në këtë sezon, duke shënuar deri më tani 21 gola.

Madrilenët po tenton ta transferojë Luka Jovicin nga Eintracht Frankfurt, përcjell lajmi.net.

Skuadra gjermane e di se është e pamundur ta mbajë sulmuesin në skuadër, andaj po kërkon 70 milionë euro nga shitja e tij.

Real Madrid nuk ofron më shumë se 50 milionë, andaj mund të arrihet një marrëveshje që të paguhen edhe bonuset.

Në garë për transferimin e Jovic është edhe Barcelona. /Lajmi.net/