Ylli i Suharekës përforcohet me Aaron Jones
Aaron Jones i është bashkuar ekipit të drejtuar nga Petar Mijovic. Golden Eagle Ylli ka zyrtarizuar marrëveshjen me amerikanin këtë të premte. Klubi nga Theranda nuk zbuloi detaje nga marrëveshja, apo nga karriera e lojtarit. Jones luan në pozitën e qendrës dhe është i gjatë 206 centimetra. 30-vjeçari së fundi ishte pjesë e Karditsas në…

Sport
Aaron Jones i është bashkuar ekipit të drejtuar nga Petar Mijovic.
Golden Eagle Ylli ka zyrtarizuar marrëveshjen me amerikanin këtë të premte.
Klubi nga Theranda nuk zbuloi detaje nga marrëveshja, apo nga karriera e lojtarit.
Jones luan në pozitën e qendrës dhe është i gjatë 206 centimetra.
30-vjeçari së fundi ishte pjesë e Karditsas në Superligën e Greqisë.
Ai karrierë ka bërë edhe në Turqi, Spanjë, Itali e Francë.