Ylli i Real Madrid arrin në Milan, afër zyrtarizimit

Mbrojtësi i majtë i Real Madrid, Theo Hernandez, ka ateruar në Milano përpara transferimit të tij prej 20 milionë eurosh te 'Rossonerët'.

Sport

01/07/2019 18:40

Theo u ul në aeroportin e Linate me agjentin e tij Manuel Garcia Quilon, i cili u tha gazetarëve: “Gjithçka është në rregull”.

Francezi do t’i nënshtrohet testeve mjekësore përpara se të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare sot ose nesër, transmeton lajmi.net.

Reali ka paguar 24 milionë euro për të nënshkruar me 21-vjeçarin në verën e vitit 2017 dhe ka bërë 23 paraqitje në sezonin e tij të parë për Los Blancos, duke fituar Superkupën e Spanjës, Superkupën Evropiane, Kupën e Botës për klube dhe Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, zhvillimi i tij ka rënë, pasi kaloi te Real Sociedad si huazuar, dhe është zëvendësuar në ‘Santiago Bernabeu’ nga bashkëlojtari Ferland Mendy. /Lajmi.net/