Ylli i PSG-së humbet ndeshjen ndaj Leipzig

PSG do të luajë në ndeshjen e tretë të fazës së grupeve ndaj Leipzig në Ligën e Kampionëve, të martën.

Sport

18/10/2021 15:32

Në prag të ndeshjes, PSG ka marrë lajme jo të mira pasi braziliani Neymar nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e mesjavës ndaj Leipzig të Ligës së Kampionëve.

“Neymar ka përjetuar disa dhimbje në këmbë që nga kthimi i tij nga ekipi kombëtar dhe do të duhet të zgjasë një periudhë kujdesi për disa ditë para një kthimi normal me skuadrën”, është thënë në faqen zyrtare të klubit francez.

Pavarësisht se braziliani ka stërvitur me skuadrën, ai nuk do të mund të jetë i gatshëm për sfidën e ardhshme.

Pas fitores së madhe ndaj Man Cityt, parisienët do të kërkojnë që të vazhdojnë ecurinë në mënyrë që të përfundojnë të parët në tabelë. /Lajmi.net