Ylli i Napolit lëndohet, do të luftojë për t’u kthyer ndaj Juventusit

Portieri i Napolit, David Ospina do të mbetet jashtë për një javë pasi ka pësuar një dëmtim në gisht gjatë stërvitjes.

Sport

30/03/2021 17:07

Napoli përmes një deklarate në faqen e tyre zyrtare ka zbuluar se kolumbiani kishte dëmtuar dorën e tij gjatë trajnimit sot, transmeton lajmi.net.

32 vjeçari do të humbasë ndeshjen tjetër kundër Crotones dhe po lufton për t’u rikthyer ndaj Juventusit.

Ospina ka mbajtur shtatë herë portën e pastër në 15 ndeshje të Serisë A këtë sezon dhe pritet që Alex Meret ta zëvendësojë atë.

Skuadra e drejtuar nga Gennaro Gatusso do të luajë me Juventusin më 7 prill dhe Ospina synon rikthimin në atë ditë./Lajmi.net/