Ylli i Lyon ka befasuar Guardiolan, nisën ofertat e Man City drejt Francës
Lyon e ka kaluar edhe ndeshjen e dytë të këtij edicioni kundër Manchester City pa pësuar humbje.

Sport
Skuadra franceze ishte e para që mposhti anglezët këtë edicion, në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Në ndeshjen e dytë, Maxwel Cornet ishte njëri nga lojtarët që shkëlqeu në radhët e Olympique Lyon.
Ai madje ishte realizatori i dy golave në barazimin 2:2 të skuadrave, me golin e parë që ishte një “perlë”.
Pas kësaj performance të shkëlqyer, “Calciomercato” shkruan se “Citizens” kanë filluar menjëherë interesimin për lojtarin, transmeton lajmi.net.
Thuhet më tutje se kampionët e anglisë do të presin deri në fund të sezonit që të transferojnë anësorin e Lyon, të cilit kontrata i skadon më 2012. /Lajmi.net/