Ylli i “iCarly” Jennette McCurdy, jep detaje mbi abuzimin ‘intensiv’ nga nëna e saj e ndjerë
Jennette McCurdy ka folur për abuzimin 'intensiv' emocional dhe fizik që pësoi nga nëna e saj e ndjerë, Debbie, e cila i bëri ekzaminime vaginale dhe gjirit mbi të dhe nuk e linte të bënte dush vetëm.
ShowBiz
Ish-ylli iCarly, e cila humbi nënën e saj nga kanceri në vitin 2013, tregoi traumat e saj në fëmijëri dhe rrugën e saj drejt shërimit në shfaqjen e saj komike të errët “Unë jam r kënaqur që vdiq nëna ime”, shkruan Daily Mail.
“Dhe nuk do të gënjej. Ishte shumë e vështirë të arrish këtu. Por tani, unë jam në një vend në jetën time që kurrë nuk do ta kisha menduar se ishte e mundur. Dhe më në fund ndihem e lirë”, transmeton lajmi.net.
E rritur në Kaliforninë Jugore, ajo ishte dëshmitare e përleshjeve fizike midis prindërve të saj, Debbie dhe Mark. Ajo kujtoi se si shpërthimet e nënës së saj shpesh do të ktheheshin në të dhunshme.
“Kujtimet e mia më të hershme të fëmijërisë ishin të rëndimit dhe kaosit”, shpjegoi ajo. “Emocionet e mamasë sime ishin aq të çrregullta sa ishte si të ecje në litar çdo ditë. Luhatjet e humorit ishin të përditshme”.
“Nëna ime kishte ëndërruar gjithmonë të ishte një aktore e famshme dhe ajo ishte e fiksuar të më bënte një yll”, tha ajo, duke pranuar se ishte “e turpshme”, por ndihej nën presion për të shkuar në audicione.
Fokusi i Debbie përfshinte pamjen e McCurdy dhe ajo filloi t’i lyente flokët e vajzës së saj të vetme dhe të zbardhte dhëmbët kur ishte 10 vjeç. Një vit më vonë, ajo i mësoi McCurdy sesi të kufizonte kaloritë dhe ndihmoi ushqimin e saj të çrregullt.
McCurdy, e cila ishte 21 vjeç kur Debbie vdiq në 2013, tha se ishte “aq e shtypur dhe e vonuar në zhvillim” për shkak të kontrollit të nënës së saj, ajo u rebelua pasi ajo vdiq.
Ajo filloi të bënte seks, të eksperimentonte me alkoolin dhe të hante shumë, pas së cilës ajo do ta detyronte veten të kthente ushqimin prapa. “Unë e di nëse nëna ime do të ishte gjallë, unë do të kisha ende një çrregullim të ngrënies,” tha ajo. “Ishte vetëm distanca prej saj që më lejoi të bëhesha e shëndetshme”./Lajmi.net/