Ylli i Bayern Munichut pozitiv me COVID-19
Mbrojtësi i Bayern Munichut, Benjamin Pavard ka dal pozitiv në analizat e fundit të COVID-19.
Sport
Pavard ka rezultuar pozitiv, derisa menjëherë është izoluar në shtëpi dhe klubi gjerman raporton që është mirë nga gjendja shëndetësore, shkruan lajmi.net.
“Benjamin Pavard ka dal pozitiv në analizat e COVID-19. Mbrojtësi i Bayernit është i izoluar në shtëpi dhe është mirë”, shkroi klubi.
ℹ️ Benjamin Pavard positiv auf Coronavirus getestet.
— FC Bayern München (@FCBayern) March 17, 2022
Ndërkohë, Pavard gjithashtu u ftua nga Franca për ndeshjet e marsit, por mbetet të shihet nëse do shërohet në kohë./Lajmi.net/