Ylli i Bayern: Babai im është tifoz i Chelseat

Chelsea dhe Bayern Munich do të përplasen mbrëmjen e nesërme për fazën e 1/8-ave të Ligës së Kampionëve.

Sport

24/02/2020 18:10

Në kuadër të takimit, Alphonso Davies ka zbuluar një fakt shumë interesant.

Anësori i majtë, që është shndërruar në titullar këtë sezon është shprehur për mediat se babai i tij është tifoz i Chelseat.

“Përballja e nesërme? Babai im është një tifoz i Chelsea”, është shprehur kanadezi, i cili ka lidhje të forta me yllin e Bluve, Fikayo Tomori. /Lajmi.net/