Ylli i “Alaskan Bush People”, Billy Brown vdes në moshën 68 vjeçare

Është ndarë nga jeta Billy Brown.

ShowBiz

09/02/2021 08:30

Billy Brown, patriarku i “Alaskan Bush People”, ka vdekur në moshën 68 vjeçare, shkruan Fox News, transmeton lajmi.net.

“Ne mbetëm të tronditur kur dëgjuam për vdekjen e papritur të Billy Broën. Ai ka qenë pjesë e familjes Discovery për vite me radhë”, thuhet në deklaratë. “Zemra jonë është me familjen e tij dhe ata që e njohën dhe e donin ndërsa po përballen me këtë humbje shkatërruese”, thanë përfaqësuesit e tij për Fox News.

Brown u shfaq në tetë sezonet e para të shfaqjes. Sipas People Magazine, djali i Billy, Bear, gjithashtu foli për vdekjen e tij në një postim në Instagram, duke konfirmuar që ai vdiq të dielën pasi pësoi një krizë.

“Ne jemi me zemër të thyer të ju njoftojmë se babai ynë i dashur Billy Brown vdiq natën e kaluar pasi vuajti nga një krizë”, shkroi ai në njoftim. “Ai ishte shoku ynë më i mirë, një baba, gjysh dhe burrë i mrekullueshëm dhe i dashur, ai do të na mungojë shumë”.

Në vitin 2017, familja Brown u zhvendos në Uashington pasi Ami, 5 vjeçe7, u diagnostikua me kancer të mushkërive në mënyrë që ajo të merrte trajtim. /Lajmi.net/