Yll Limani ka disa fjalë për Capital T, pasi këndoi në koncertin e tij

Yll Limani e ka vlerësuar lart koncertin e reperit Capital T.

ShowBiz

21/09/2019 09:14

Capital T mbrëmë (e premte) ka mbajtur koncert recital në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, shkruan lajmi.net.

Reperi ‘elektrizoi’ skenën duke kënduar disa prej hiteve të tij, ndërsa të ftuar ishin edhe disa artistë të njohura.

Yll Limani ishte njëri prej yjeve të estradës, i cili e ‘ndezi’ atmosferën në koncertin “Time Capsule”.

Ai ka publikuar pamje pas koncertit, ndërsa nuk munguan fjalët miradie për reperin.

“Kënaqësi të performoja në koncertin Time Capsule. Capital T e dëshmove që organizime të tilla janë të realizueshme edhe në vendin tonë”, ka shkruar ai. /Lajmi.net/