Yjet me të cilët klubet mund të nënshkruajnë falas në janar

Afati kalimtar veror sapo ka përfunduar, dhe klubet tashmë bëjnë plane për afatin e ardhshëm kalimtar.

Sport

04/09/2019 20:46

Shumë yje të mëdhenj të futbollit në gjithë Evropën po hyjnë në muajt e fundit të kontratës, dhe nga janari do të jenë të lirë të nënshkruajnë me klubet e interesuara, dhe të nënshkruajnë para kontrata.

Për disa prej tyre, klubet po bëjnë çmos për t’i bindur që të nënshkruajnë kontratë të re, dhe disa prej tyre mund të shiten në janar, si moment i fundit për të fituar nga shitjet e tyre.

Sidoqoftë, lista e lojtarëve që do të jenë agjentë të lirë nga vera e ardhshme është mbresëlënëse, me gjithë klubet e Evropës që do të punojnë për angazhimin e tyre.

Në mesin e këtyre emrave, janë edhe Christian Eriksen, David de Gea, Edinson Cavani dhe Willian./Lajmi.net/