Xuxi ofendon Xhenetën: Nëna të ka lan moti ty, familje e degjenerume
Xuxi dhe Xheneta janë dy nga banorët e Big Brother VIP Kosova të cilët në vazhdimësi kanë konflikte mes njëri-tjetrit. Që kur Xheneta ka hyrë në dhomë të fjetjes duke bërë zhurmë me tenxhere dhe Xuxi ia ka marrë ato nga dora dhunshëm, raportet mes tyre janë prishur shumë. Xheneta gjatë qëndrimit të saj brenda…
ShowBiz
Xuxi dhe Xheneta janë dy nga banorët e Big Brother VIP Kosova të cilët në vazhdimësi kanë konflikte mes njëri-tjetrit.
Që kur Xheneta ka hyrë në dhomë të fjetjes duke bërë zhurmë me tenxhere dhe Xuxi ia ka marrë ato nga dora dhunshëm, raportet mes tyre janë prishur shumë.
Xheneta gjatë qëndrimit të saj brenda shtëpisë, ka treguar në lidhje me jetën e saj personale ku ka përmendur edhe nënën e saj biologjike dhe ka treguar se ajo e ka lënë Xheneten kur ishte vetëm 1 vjeç.
Në Big Brother, çdo histori sado e rënd dhe e dhimbshme shfrytëzohet nga njëri tjetri dhe kjo e fundit u shfrytëzua nga Xuxi.
Ai pas një debati ia përmendi Xhenetës këtë histori, duke e quajtur familjen e saj “familje të degjenerume”.
“Po çfarë nëne ti se, të ka lan nëna moti ty. E përmend nënën a ajo e ka lan kur i ka pas 1 vjet, çfarë nane që se ka dasht fëmijën e vet…Familje e degjenerume”, dëgjohet Xuxi duke thënë.
Ndonëse ai nuk përmend emrin e banores për të cilën po flet, historia asiston me historinë që e ka treguar vetë Xheneta gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova. /Lajmi.net/