‘Xibraka bis’, faktet pse pas 613 kg kokainë është përsëri Rama dhe Olsi!

Të dashur miq, kapja e 613 kg kokainë dy ditë më parë në portin e Durrësit ishte lajm kryesor botëror. Natyrisht e gjithë vëmendja ishte se kush ishte klani politik garant i drogës. Atë ditë në drekë publikova statusin me titull, jo rastësisht, por me bindjen më të thellë 'Xibraka bis'.

Lajme

03/03/2018 19:08

Statusin e mbylla duke theksuar:

“Një sasi e tillë rekord kokaine me vlerë prej 180 milionë dollarësh nuk leviz kurrë për një destinacion të caktuar pa garanci madhore politike, kështu që prapa Arbri Garden fshihen klane dhe lidhje që shkojnë në nivelet më të larta të ekzekutivit shqiptar!”

Çdo ore e dite publiku shqiptar kërkonte te dinte kush ishte klani politik qe priste drogen. Sikundër për çdo njeri qe ndoqi komunikatën e policisë, ne te cilën thuhej se u shoqërua droga ne magazinën e Arbri Garden dhe u arrestuan shoferi dhe njw punëtor, ishte e qartw se bosët politike u mbrojtën.

E vërteta është se qe ne orët e para informacionet u referoheshin si me te mundshme tre klaneve qeveritare. Mirëpo mbasditen e datës 28 shkurt dhe veçanërisht te nesërmen, Durrësi, Shijaku e Tirana gumëzhinin se klani politik i asaj ngarkese ishte fiks Olsi dhe Edi Kristaq Rama. Ndonëse thuhet se ku ka zë nuk është pa gjë, vetëm gumëzhitja nuk mjaftonte për një akuze te mirëqene!

Ne fakt shume shpejt gumëzhimës nisen t’i shtohen fët e fët njëra pas tjetrës fakte tronditëse dhe kokëforta qe tashme tejkalonin jehonën e saj dhe flisnin për te njëjtat lidhje politike si ne rastin e Xibrakes. Po shtoj këtu se mburoja politike për futjen e drogës dhe fabrikës se miellit ne rastin e Xibrakes funksionoi shume mire, por shërbimet gjermane me mjetet e tyre zbuluan vendndodhjen e saj.

Le te kthehemi tani ne rastin e ‘Xibraka bis’ dhe t’i analizojmë me radhe zhvillimet.

1-Ne mëngjesin e dt 28 shkurt, Fatmir Xhafa deklaroi se droga u kap ne një aksion te policisë ne bashkëpunim me partneret ndërkombëtare. Me këtë deklarate Xhafa pohoi kështu se policia vërtet prishi aksionin pasi kapi miellin, shoferin e punëtorin e magazinës, dhe njëlloj si ne rastin e Xibrakes amnistoi garantët pronaret e vërtet te mallit.

2- Pas Xhafes, Rama nxori Policinë e Shtetit, e cila me gojën e Veliut te Xhafës përgënjeshtroi ministrin Xhafa dhe deklaroi se Policia se bashku me doganën zbuluan drogën e shoqëruan ne magazinën e Arbri Garden dhe arrestuan punëtorin dhe shoferin, me fjale te tjera mbrojtën klanin politik.

3- Edi Rama paradite heshti si fija e barit. Pas një konsulte te gjate ne kryeministri ai habiti opinionin kur mashtroi duke deklaruar se droga u kap vetëm nga policia shqiptare pa njoftim nga askush madje edhe pa doganën shqiptare. Jo te pakte ishin ata qe menduan se me ketë deklarate Rama po rrihte gjoksin për suksesin. Ne fakt qëllimi ishte tjetër.

Rama mohoi njoftimin e partnereve vetëm e vetëm qe te mos mund te akuzohej se u prishen me qellim provat e hetimit dhe u varros mundësia për te zbuluar klanin politik te tij dhe Olsit te lidhur me ngarkesën. Pra deklarata e tij duhej vetëm e vetëm për te justifikuar prishjen e provave dhe hetimit qe kishte si qellim kryesor mbrojtjen e garantit politik. Me një fjale, sipas tij policia nuk kishte njoftim dhe e kapi ne një kontroll rutine, kështu qe nuk kishte si te dinte se kush po e priste drogën. Ndryshe, po te ishte njoftuar me pare per ngarkesën, atëherë do merreshin te gjitha masat dhe do punohej për pritësit e saj politik, por te paktën malli nuk na shpëtoi?!

4- Deklarata e Edi Rames ne Sofje ku tha se e kapem vete drogën, madje dhe se nuk e kapen vende anëtare te BE, tregon se kaq shume i digjte Rames prishja e provave dhe hetimit nga policia, sigurisht me urdhër te tij, saqë detyrohej te bënte dudumin dhe, me deklaratën e tij, sikur lutej mos kujtoni se droga lidhet me vëllanë tim dhe me mua. Ja e kapem ne nuk na shpëtoi, përndryshe nuk do t’a kapnim vete!

5- Po kështu, implikimin e Rames dhe te Olsit e mbështet dhe fakti se një nga lajmet e para qe përhapen me tellallët e tyre për te lare duart me drogën ishte se destinacioni i kokainës nuk ishte Shqipëria, por Gjermania. Qesharake! Qe Shqipëria nuk mund te ishte treg i 613 kg Kokaine ketë e dine edhe bufi, por qe kokaina ishte nisur nga Kolumbia direkt për ne Shqipëri këtë e faktoi komunikata e Ushtrisë Kolumbiane qe thotë se kishte njoftuar autoritetet shqiptare dhe sipas saj vete kapja e drogës ishte një aksion i përbashkët. Ngarkesa e drogës nuk ishte nisur për ne Gjermani, jo se aty nuk ka porte apo se gjermanet nuk konsumojnë banane, por vetëm e vetëm sepse aty nuk kishte dhe nuk ka klane politike ne krye te ekzekutivit qe garantojnë shkarkimin e sigurte te saj!

6- Qe Rama dhe Olsi janë garantët e drogës këtë e dëshmon dhe detyrimi qe Rama i beri Xhafes te lëpije ate qe kishte deklaruar ne mëngjes se droga u kap me bashkëpunim ndërkombëtar. Ai mbasdite detyroi Xhafen te perserise si papagall deklaratën e Rames për te fshehur me çdo kusht aktin kriminal te prishjes se gjurmëve dhe hetimeve, si ne rastin e Xibrakes kur vëllai i Rames përcolli jashtë vendi Genti Xhixhen. Rames i duhej me çdo kusht mashtrimi se ‘nuk dinim gjë dhe se Kokaina u kap aksidentalisht’.

7- Një fakt tjetër qe dëshmon se Rama dhe Olsi janë klani politik i ngarkesës është edhe përpjekja e tij sa banale aq dhe mjerane, me te cilën, njëlloj si i mbyturi qe kapet pas fijes se barit, Rama dhe Olsi përpiqen te mbrohen me origjinën nga Tropoja te menaxherit te Arbri Garden, madje te paraqesë atë si lidhje te PD.

Ky argument dëshmon se Rama është ne një hall te madh dhe nga marrëzia akuzon veten.

Rolin e plote ne këtë afere te kompanisë Arbri Garden Cekaj, ku drejtohej ngarkesa me kontenierin me banane ku ishte fshehur droga, do t’a zbardhe dhe duhet t’a zbardhe patjetër drejtësia.

Por fakti qe Edi Rama për te shpëtuar lëkuren kërkon te shesë kryetar te PS te Tropojë apo ndonjë individ qe kane marshuar ne mitingje me buste te Enverit si te afert me PD, e akuzon ate dhe fakton se ai dhe Olsi janë jo vetëm te përfolurit kryesor i aferës ‘Xibraka bis’ por te akuzuarit kryesor te kësaj afere!

Duke përfunduar ftoj çdo shqiptar, qe për t’u bindur se Rama dhe Olsi i tij janë si ne rastin e Xibrakes dhe ‘Xibrakes bis’ klani i kokainës ne Shqipëri, te shtroje pyetjet:

– Pse Fatmir Xhafa deklaroi se operacioni u krye se bashku me partneret tanë dhe mbasdite deklaroi te kundërtën. Kush e detyroi?

– Pse policia përgënjeshtroi ministrin e vet?

– Kush e urdhëroi policinë te nxjerre gënjeshtar Xhafen?

– Pse Edi Rama deklaroi ne Tirane dhe Sofje se operacionin e kryem vetëm pa partneret ndërkombëtare? Ndërkohe qe Marina Kolumbiane deklaroi se policia shqiptare ishte njoftuar për ngarkesën qe ne momentin e nisjes nga Kolumbia për ne Shqipëri dhe se operacioni ishte i përbashkët?

– Pse mohon dogana shqiptare informacionin e marre sipas prokurorisë shqiptare nga dogana italiane për kontenierin e drogës dhe deklaroi se zbulimi i kokainës ishte operacion i saj me policinë shqiptare?

– Kush e urdhëroi te fshehe informacionin dhe pse u dha ky urdhër?

– Dhe se fundi, çfarë fshihet prapa duelit polici – dogane për meritën e zbulimit te drogës?

Nga përgjigja e këtyre pyetjeve çdo njeri do mund te kuptoj se cili ishte klani politik qe priste drogën nga Kolumbia!