Xiaomi shiti 18 milionë telefona në 2013

Pa dyshim, prodhuesi kinez Xiaomi ka qenë zbuluesi më i madh i vitit 2013, falë produkteve cilësore që i ofroi në treg, por edhe çmimeve mjaft të arsyeshme. Edhe pse nuk ka mundur ende të futet në tregun evropian, ky prodhues vitin që shkoi pati një numër të konsiderueshëm shitjesh prej 18 milionë telefonash të…

Auto & Tek

09/01/2014 19:00

Pa dyshim, prodhuesi kinez Xiaomi ka qenë zbuluesi më i madh i vitit 2013, falë produkteve cilësore që i ofroi në treg, por edhe çmimeve mjaft të arsyeshme.

Edhe pse nuk ka mundur ende të futet në tregun evropian, ky prodhues vitin që shkoi pati një numër të konsiderueshëm shitjesh prej 18 milionë telefonash të shitur, respektivisht 11 milionë më shumë në krahasim me vitin 2012, kur kishte shitur 7 milionë.

Ata që duan të blejnë telefona nga kjo kompani, mund t’i bëjnë ata për vete vetëm përmes internetit apo porosive në mënyra tjera. Xiaomi nuk e ka ndërmend të ndalet me kaq.

Prodhuesi kinez synon që në vitin 2014 ta rrit në mënyrë të konsiderueshme këtë numër, duke shkuar deri në 40 milionë telefona të shitur.

Sa u përket të ardhurave, Xiaomi në vitin 2013 ka regjistruar fitime në përgjithësi 5,200 miliardë dollarë, që i bie 150 për qind më shumë se në vitin 2012.

Për momentin, Xiaomi është një kompani shumë më e vogël se gjigantët si Apple, që është i aftë t’i shesë 33 milionë telefona për tre muaj, ndërsa është prodhuesi i pestë sa u përket shitjeve në Kinë.

Mirëpo, nëse vazhdon me këtë ritëm të rritjes, atëherë Xiaomi mund t’u bëjë konkurrencë edhe gjigantëve të telefonisë.